Intervista

“Nuk i hapi telefonin Ramës në 17 Maj”, a ka përgjegjësi Petrit Vasili për marrëveshjen PD-PS

22:14 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LSI Petrit Vasili i ftuar në emisionin e Sokol Ballës, “Top Story”, ka sqaruar deklaratat që janë dhënë në 17 Maj, kur u arrit edhe marrëveshja mes Ramës dhe Bashës që bëri që opozita të hynte në zgjedhje.

I pyetur nga Balla, se a është e vërtetë që Rama e ka marrë 6 herë në telefon atë ditë Vasilin dhe ky i fundit nuk ia ka hapur, Vasili nuk e mohoi.

Balla: Ka zëra që ju bëjnë edhe ju përgjegjës për situatën e fundit krijuar mes PS dhe LSI, mëngjesin e 17 Majit, në kulm të negociatave, përflitet deri aty që ju s’ja keni ngritur 6 herë kryeministrit telefonin kur ai ju ka marrë atë ditë.

Vasili: Historia e hapjes dhe mbylljes së telefonit është jo vetëm qesharake por janë vogëlimat që Rilindja është përpjekur të funksionojë. Problemi i 17 majit ishte një moment…Vendi po shkonte drejt greminës së zgjedhjeve të njëanshme pa opozitën kërkohej një qëndrim i prere dhe i rreptë. Gjithcka ishte përgatitur që të shkonim në zgjedhje pa opozitën, ishte e qëllimshme”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.