Media

Portali italian “Topicnews.it”: Rikthimi i politikës rinore / LSI gati të drejtojë vendin

11:55 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portali italian “Topicnews.it”: Rikthimi i politikës rinore / LSI gati të drejtojë vendin

 “LSI, Lëvizja Socialiste e Integrimit të Shqipërisë, ku integrimi në BE është aq i lakmuar nga një popull me bindje europianiste, ndihet gati për të qeverisur vendin, i cili pavarësisht rritjes së vazhdueshme ekonomike, mbetet ende vendi me PBB-në dhe konsumin më të ulët në Europë (sipas klasifikimit të Eurostatit për 37 vende të Europës)” shkruan sot portali italian “topicnews.it” në një shkrim në lidhje me klimën politike në vend në prag të zgjedhjeve Parlamentare. Shkrimi origjinal

“LSI, si forcë politike progresiste e qendrës së majtë, e themeluar në vitin 2004, njihet për stabilitetin politik që i ka garantuar vendit këto vitet e fundit, ku dy partitë kryesore i kanë shkaktuar pakënaqësi shqiptarëve ndaj politikës.




Në një klimë politike jo shumë të lehtë, forca e të rinjve të LSI-së bëhet pika thelbësore dhe dëshmia është mbledhja e 20 mijë të rinjve në Sheshin Nënë Tereza më 15 qershor për të treguar se e ardhmja i përket atyre dhe se ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre për ta ndërtuar atë”, shkruan më tej portali.

“Binomi LSI-rini nuk është rastësor, sepse shumë i ri, vetëm 23 vjeç, ishte edhe themeluesi dhe lideri historik, Ilir Meta, kur u ul për herë të parë në ndenjësen e Parlamentit. Në karrierën e tij të gjatë politike, kryeministër nga 1999-2002, ai u bë kryeministri më i ri, vetëm 30 vjeç, Kryetar Kuvendi dhe më 28 prill u zgjodh edhe President i vendit, detyrë që do ta marrë zyrtarisht më 24 korrik të këtij viti.

Si në çdo vit elektoral, vërshojnë edhe sondazhet nga sigla të ndryshme, ku LSI-në e nxjerrin fituese, ndërsa të tjerë e pozicionojnë me 30% të totalit të votës, si të dytën pas PS-së me 32%. Por të dhënat ndryshojnë në mënyrë të shpejtë dhe drejt një rritje të vazhdueshme të LSI-së, mbi të gjitha këto ditët e fundit.

Në një klimë pasigurish trasversiale, një nga pak siguritë është që LSI-ja, e udhëhequr nga entuziazmi i të rinjve të saj, do të luajë një rol lehtësues në udhëheqjen e Shqipërisë”, përfundon shkrimi i “topicnews.it”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.