EKONOMI

Procedura e re për lejet e ndërtimit, tarifa 10 mijë lekë. Ja hapat që ndiqen

11:25 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të gjithë personat e interesuar për të regjistruar në institucione një leje ndërtimi, tashmë e kanë këtë mundësi. Për çdo leje ndërtimi të miratuar nga kryetari i Këshillit të Fshatit apo KP-ja e qytetit, qytetarët kanë mundësi për aplikim online për regjistrimin e saj. Portali “e-albania” ofron shërbimin e regjistrimit pa qenë nevoja të shkoni në Hipotekë. Kostoja për këtë shërbim është 10 mijë lekë, ndërsa afati i shqyrtimit vetëm 10 ditë.

Regjistrimi

Portali qeveritar “e-albania” ofron shërbimin elektronik “Regjistrimi i lejes së ndërtimit”, përmes të cilit çdo i interesuar mund të dërgojnë aplikimin, për të cilin ZRPP-ja kryen procedurat përkatëse dhe informon brenda 10 ditëve organet e administratës tatimore për regjistrimin e lejes së ndërtimit. Përgjigjja dërgohet në rrugë elektronike ose edhe me postë, sipas zgjedhjes së aplikantit, i cili ka të drejtë të aplikojë vetë, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noterit apo asistentit të noterit. Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrimin e lejes së ndërtimit. Kështu, leja e ndërtimit dhe/ose leja e zhvillimit, e lëshuar nga autoriteti përgjegjës, përcillet për regjistrim nga organet e pushtetit vendor në Zyrën përkatëse Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Regjistruesi bën regjistrimin e lejes së ndërtimit në një regjistër të veçantë, të ndryshëm nga ai ku është kryer regjistrimi i truallit, por duke kryer lidhjen me truallin, i cili përbën sheshin e ndërtimit, për të cilin është lëshuar leja e ndërtimit. Ndërkohë, pas regjistrimit të lejes së ndërtimit, regjistruesi, sipas kërkesave të paraqitura nga personat e interesuar, regjistron në regjistrin e veçantë, në të cilin është regjistruar leja e ndërtimit, aktet noteriale të lidhura ndërmjet zhvilluesit të pronës, në cilësinë e investitorit, dhe pronarëve të truallit apo blerësve/porositësve të njësive individuale, që përbëjnë strukturën që do të ndërtohet, bazuar në lejen e ndërtimit. Për regjistrimin e akteve noteriale, të përmendura në pikën 2 të këtij neni, kur nga akti noterial mund të identifikohet njësia e individualizuar, pjesë përbërëse e strukturës, zbatohet parimi i përparësisë së regjistrimit, sipas nenit 37 të këtij ligji. Regjistruesi informon brenda 10 ditëve organet e administratës tatimore për regjistrimin e lejes së ndërtimit.

Kriteret

Kriteret dhe procedurat për regjistrimin e lejes së ndërtimit dhe akteve noteriale të lidhura për zhvillimin në cilësinë e investitorit dhe pronarëve të truallit apo blerësve/porositësve të njësive individuale miratohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave. Pas dërgimit të aplikimit drejt Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-albania”, si dhe me shërbim postar nëse qytetari e kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në zbatim të ligjit nr. 33/2012, bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noterit apo asistentit të noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te “Dokumentet e mia” në “e-albania” dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit.

 

Hapat e procedurës

  1. Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal.
  2. Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi i lejes së ndërtimit”.
  3. Klikoni butonin “Përdor”.
  4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
  5. Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
  6. Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme.
  7. Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesën e ardhur, dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me email aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur te “Dokumentet e mia” në “e-albania”, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
  8. Koha për marrjen e shërbimit është 10 ditë, periudha e vlefshmërisë së lejes është pa afat dhe kostoja për marrjen e shërbimit është 10.000 lekë.

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kam nje shtepi tek ruga ilia shyti dua ta prish dhe te ndertoj nje shtepi me tre kate mbasi kam kater ?femije.Jetoj prej shume vite ne Amerike dhe ato dy lek dua ti prish ne shqiperi .Pyetja eshte se arkitekti kerkon nga une studimin e zones per reth e cila ka kosto mbi 20 meleon lek te vjetra a nuk eshte turp per bashkine qe kete studim ta bej une.Do te me pelqente qe te mos jete keshtu.Te gjitha te dhenat shtepia i ka sipas ipotekes te tjera studime une nuk kam lutem me ketheni pergjigje

    Përgjigju ↓
  2. Kam soleten e shpis klonat i kam hedhur qe ne vitin2012 a nund te me sqaroni ju lutem si mund te nxjerr lejne per te hedhur ket solet shpie qfardekomentash me duhen sa lek me kushton leja dhe a mund ta bej neprmjet interneti kete kerkes po shtu dhe pagesen .ju lutem merreni para sysh kerkesen time. Me nderime SELMAN VLADI…

    Përgjigju ↓