Show-Bizz

U akuzuan për shpifje, përfundon gjyqi ndaj Rozës dhe Ivës: Nuk do të ndalemi me kaq

08:26 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Më në fund ka përfunduar gjyqi i hapur nga Artan Zabeli, pronari i një dyqani kafshësh, kundër moderatores së njohur Roza Lati e modeles Iva Aliko për shpifje. Arsyeja e akuzës ka qenë sepse, sipas Zabelit, të dyja e kanë dëmtuar në biznesin e tij duke publikuar herë pas here në profilet e tyre në rrjetet sociale foto dhe video në të cilat thonë se personi në fjalë keqtrajton kafshët duke i mbajtur ato në kushte të këqija. Gjykata e ka mbyllur çështjen për mungesë provash, por duket se vajzat nuk kanë ndërmend të ndalen. Roza dhe Iva janë të vendosura ta demaskojnë deri në fund për keqtrajtimin që Artan Zabeli u ka bërë kafshëve. Nëpërmjet një statusi në “Instagram”-in e Rozës, vajzat ndodhen jashtë gjykatës, ku duken më se të lumtura që gjithçka mbaroi. Por në nënshkrimin e bërë poshtë fotos, Rosa tregon se nuk përfundon me kaq. “Mbyllet çështja e shumëpërfolur me paditës Artan Zabelin e me të paditura Roza Latin dhe Iva Alikon, të akuzuara pa asnjë provë dhe për pasojë gjykata mbyll çështjen. Por, beteja vazhdon tani me prova të pakontestueshme nga ana jonë ndaj dyqanit.” Ky është statusi ku ajo tregon qartë se ky është vetëm fillimi i betejës së vajzave me pronarin e dyqanit të kafshëve “Tani”. Të tjera të reja presim.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.