POLITIKË

Akuzat e Metës ndaj Task Forcës, reagon zv/kryeministrja Mandija: Nga akuzat e LSI s’ka asnjë provë

17:08 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ledina Mandija, zv/kryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, thotë se deri më sot nuk është bërë asnjë shkarkim i padrejtë përsa u përket punonjësve te administratës që kanë marrë pjesë në fushatë. Në një intervistë për Tv Klan, Mandija thotë se të gjitha rastet kanë prova të pakundërshtueshme, të cilat nëse kanë patur brenda dhe konsumimin e veprës penale janë referuar në prokurori.

Gjithashtu ajo jep këtë përgjigje për Ilir Metën, i cili e quajti disa ditë më parë Task Forcën si një “Gestapo që po heq nga puna njerëzit”. Ajo sqaron se Task Forca ka bërë edhe verifikime për akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me implikimin e kreut të Policisë së Shtetit me persona të cilët merren me tregtinë e kanabis­it, por për këtë nuk është gjetur asnjë provë.

Në një muaj punë, Task Forca nuk ka gjetur asnjë rast ku paratë e kanabisit të jenë përdorur për blerjen e votës. Mandija thotë se i është tërhequr edhe vëmendja kreut të Bashkisë së Kamzës pas publikimit të videos së kryeministrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.