AKTUALITET

Arrestohet 41-vjeçari dhe një i mitur po transportonin drogë në Greqi

11:44 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bien në prangat e policisë greke dy shtetas shqiptarë për transportin e një sasie kanabisi.

Ato janë arrestuar ndërsa po ecnin me këmbë në rrethinat e Kozanit, në pjesën veriore të vendit. Kështu 41 vjeçari dhe një i ri i moshës 15 vjeç janë pikasur dhe me pas arrestuar nga policia greke.

Në çantën e shpinës që kishin me vete u gjetën 10 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 9,8 kilogramë, që e kishin sjellë nga Shqipëria.

Sipas policisë, të dy ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi, ndërsa ndaj 41 vjeçarit ishte shpallur më herët masa e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.