Tech

Basha ikën prapë nga studio, kreu i PD i shmanget përballjes me Ylli Rakipin

20:49 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në spotin e trasmetuar në “News 24” ishte njoftuar pjesëmarrja e kreut të opozitës, Lulzim Basha, së bashku me Ilir Metën dhe Ben Blushi, tek emisioni “Të paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi. Megjithatë vetëm pak minuta më parë Lulzim Basha ka njoftuar në rrjetet sociale se mbrëmjen e sotme është i ftuar në Top Story me Sokol Ballën.

Ylli Rakipi njihet si gazetari që bën pyetje të drejtëpërdrejta, ndaj dhe lideri i opozitës ka preferuar mos të përballet me të, duke shkuar në një studio më komode. Basha përgjatë fushatës ka qenë thuajse në të gjitha emisionet politike, përveç asaj të Ylli Rakipit në “News 24”. Edhe pse kryedemokrati prej kohësh fton Ramën në debat, vetë ka zgjedhur të mos përballet me Ylli Rakipin, sidomos pas intervistës së fundit të kryeministrit Rama përballë gazetarit Rakipi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.