POLITIKË

Basha në Elbasan: Ora e bandave mbaron në 25 qershor, socialistët janë zhgënjyer nga Rama

20:12 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Elbasan në një miting ku qytetarët kishin dalë në mbështetje të kryedemokratit Lulzim Bashës dhe PD-së.

Basha ftoi të gjithë shqiptarët që në 25 qershor të votojnë masivisht për t’i mbyllur derën njëherë e përgjithmonë bandave.

Ai tha se vota për numrin 6-të është vota për rritjen e ekonomisë dhe uljen e taksave.

“Ora e bandave mbaron në 25 qershor. Bashkë do ta çlirojmë, unë do ta shtyp krimin dhe do tu liroj nga ai. Ka ardhur ora të ndërtojmë institucione ekonomike për të nesërmen e sigurtë për çdo shqiptar.

Kudo që shkoj të gjithë janë të bashkuar, opozita, demokratët por edhe socialistët e zhgënjyer nga premtimet e pambajtura nga Edi Rama”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.