Kryesore

Basha nga Korça: Shqiptarët janë zgjuar, në 25 qershor nuk do të votojnë për tekat e Ramës

18:02 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në mitingun e tij përmbyllës në qytetin e Korçës, kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se në 25 qershor të votojnë për ekonominë, jo për tekat e Edi Ramës.

Basha tha se shqiptarët janë të zgjuar dhe tashmë të gjithë së bashku do të votojnë për të ardhmen e tyre dhe jo më për mashtrimet e kryeministrit Rama.

“Pas anëtarësimit në NATO, pas liberalizimit të vizave, Partia Demokratike bëhet gati në 25 qershor të ndërtojë institucionet ekonomike.

Dita e vendimmarrjes po vjen e diela po afron, shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur, janë bashkuar. Janë bashkuar sepse e dinë që në 25 qershor nuk mund të votojnë për të njëjtat mashtrime të pambajtura si para 4 vitesh, për njeriun pa plan, që donte gjithë pushtetin për vete.

4 vite me radhë foli vetëm unë, unë, unë, unë, vetëm për veten e tij. Tani 4 javët e fundit nuk thotë më unë, thotë ata, kush janë ata, kush i rriti taksat, kush i mori frymën sipërmarrjes, kush i harroi fermerët shqiptarë, kush i rriti tarifat për universitet, kush i solli kriminelët nëpër institucione. Kush harxhoi miliona euro për luksin dhe nuk rriti rrogat dhe pensionet. Është përgjegjësia e një njeriu që e kishte timonin për 4 vite.

Me Edi Ramën taksat do të rriten që të mbjellë më shumë palma dhe fasade, është e qartë, kjo. Siç është i qartë ndryshimi, se me mua taksat do të ulen, ekonomia do të rritet.

Më 25 qershor nuk do të votojmë për tekat e Edi Ramës, në 25 qershor votojmë për ekonominë,. Vetëm për ekonominë, punësimin, taksat e ulëta”, tha Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.