POLITIKË

Blushi: Edhe një votë po të ketë LIBRA, nuk e jep për Ramën kryeministër

22:26 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi pohoi me bindje se partia që ai ka themeluar nuk do të bëjë koalicion me PS-në, edhe nëse fiton një mandat. I ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në “Neës24”, Blushi tha se nuk do të votojë për Ramën kryeministër, pasi LIBRA do të jetë gjithmonë në opozitë.

Blushi: Ne do të marrim një mandat, por edhe po të marrim më shumë, mandatet tona nuk janë për Ramën. Nëse kjo ndodh, ne humbasim misionin për të cilin u krijua LIBRA. Padyshim që ne jemi një parti e re, por që do të fuqizohemi dita-ditës, duke u përballur me sfida.

Lubonja: Do bësh koalicion me PS?
Blushi: Jo nuk bëj koalicion me PS, me Edi Ramën në asnjë rast.
Lubonja: Këtu ka dy opsione. Jap votën. Por nuk hy në koalicion.

Blushi: Vota do jetë për t’i rezultuar atij. Do mbrojmë opozitën në Shqipëri, pasi duhet të ketë opozitë. Ata ka gjasa që ta bëjnë bashkë qeverinë. Por duhet të opozita. Dua që Libra të mbetet parti opozitare, që mbron principet. Pse ma mohoni këtë të drejtë. Dua të investojë dhe të mbrojë një opozitë afatgjate. Rama kërkon tepsinë, tepsiuxhiu.

Lubonja: Më thoni emra oligarkët, siç pyeta dhe Metën. Emrat mi thoni..
Rama: Oligrakët e Shqipërisë janë politikanët e larte. Pse Fatos? Sepse ata kanë pasuritë e Shqipërisë. Kush është oligarku më i madh i Durrësit? Është Vangjush Dako.
Lubonja: Po e vërtetë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.