AKTUALITET

Demiraj bën bilancin një mujor dhe paralajmëron: Largohen ata që shkelin ligjin

10:34 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, edhe pse ka vetëm një muaj që është në krye të kësaj ministri ka bërë bilancin e punës së tij.

Përmes një postimi në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”, Demiraj ka bërë edhe një paralajmërim për të gjithë punonjësit e policisë, ndërsa ka pohuar se ata do të largohen nga detyra nëse marrin pjesë në fushatë.

Ja statusi i Dritan Demirajt:

Vazhdon me sukses lufta pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatoje ligjin dhe misionin e saj kushtetues.

Mbështes fuqishëm punën e palodhur të efektivëve të ndershëm të policisë dhe i vendosur më shumë se kurrë për të pastruar radhët e saj nga ata që shkelin ligjin në çdo nivel.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.