Tech

“E lehtë të kritikosh Bashën”, ja përgjigja epike e Majlinda Bregut për komentuesin

19:35 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Postimi i një libri në llogarinë personale të Instagramit duket se është bërë “mollë sherri” për Majlinda Bregun dhe një komentues. Deputetja e Partisë Demokratike ka postuar në rrjetet sociale kopertinën e librit “Burri pa cilësi” dhe bashkangjitur një copëz të librit.

“Nëse nga brenda budallallëkun nuk do ta shihnim të ngjashëm me talentin deri në atë pikë sa të ngatërrohej me të; nëse nga jashtë budallallëkun nuk do ta shihnin si proges, gjeni, shpresë apo risi, askush nuk do donte të ishte budalla dhe budallallëku nuk do të ekzistonte” Robert Musil, “Burri pa cilësi”, ka shkruar Bregu. Kaq ka mjaftuar që komentuesi ti drejtohen duke i thënë që ky status është një kritikë për Lulzim Bashën. Nuk ka munguar as përgjigja e vetë Majlinda Bregut, që ka ironizuar komentuesin.

“Rrofsh për leksionin, por ti pse e lidh me Bashën një libër të botuar në 1943? Mos më thuaj që duhet me marr leje edhe për librat që lexoj”, ka shkruar ndër të tjera deputetja. Debatet në komente kanë vijuar në adresën e Bregut. Për më tepër ndiqni komentet e tjera mes deputetes dhe komentuesit, që nuk ka hequr dorë kollaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.