AKTUALITET

Elbasan/ Prezantohen si punonjës policie dhe tentojnë ta rrëmbejnë

12:04 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Persona te paidentifikuar ditën e djeshme ne fshatin Bishqem, të cilët po udhëtonin me një automjet ti ‘Benz’  kanë ndalur një tjetër automjet, që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç, banues në fshatin Bishqem, i cili po lëvizte nga një lokal për në banesën e tij.

Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S., i ndodhur në këtë situatë shtetasi P.S ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 246, 110 dhe 22 të Kodit Penal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.