BOTA

Emrat/ Një shqiptari “bosi” i drogës në Itali, zbulohen rolet e bandës

12:57 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




24-vjeçari, Fatmir Muhaj ishte koka e bandës që bënte kërdinë me drogë në Bolzano. Mediat italiane shkruajnë se ai është tashmë në pranga, me akuzën edhe të trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në ngjarje kriminale.

Ai akuzohet për furnizimin me hashash, marijuanë dhe kokainë në tregun e zi në Bolzano. Bashkë me të policia ndaloi edhe bashkëjetuesen e tij italiane me të cilën ka një fëmijë, Giulia Dibello, 41-vjeçe. Për të gjykata caktoi masën e arrestit të shtëpisë.

Në kuadër të operacionit dhe kapjes së bosit shqiptar u zbuluan edhe të tjerë shqiptarë pjesë e rrjetit të trafikut. Kështu, numri dy i bandës ishte Ilir Nurja, 41 vjeç me nofkën xhaxhai.

Për muaj me radhë droga ishte fshehur në banesën e një tjetër shqiptari, edhe ai tashmë në pranga, Ergyst Dalipi 24 vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.