AKTUALITET

Emri/ Ishte fiksuar të bëhej “bos droge”, kapet i riu shqiptar në Itali

15:41 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir Muhaj është kapo i një bande që furnizonte me hashash, marijuanë dhe kokainë tregun e drogës në Bolzano të Italisë. I riu shqiptar është vetëm 24 vjeç, por prej kohësh është përfshirë në aktivitete të shumta kriminale të qytetit, dhe për këtë arsye gjykata i kishte vënë mbikëqyrje të veçantë. Sipas mediave italiane, Fatmiri jeton në Caldaro dhe masat e sigurisë, të anuluara më vonë, ia kishin ndaluar futjen në Bolzano vetëm për kërkesa të veçanta, të tilla si për të kërkuar punë.

Prej më pak se 1 viti, pas nënshtrimit të një serie kontrollesh, u zbulua që Fatmir Muhaj ishte “kapo i madh” i grupit që trafikonte drogë, me bazë operative në Oltrisarco.

Muhaj përfundoi në burg të martën në mëngjes. 24 orë më parë ai ishte ndaluar për rezistencë ndaj një oficeri policie por u la i lirë shpejt, ndërsa të martën përfundoi me të vërtetë në pranga pas operacionit antidrogë të karabinierëve. Bëhet fjalë për një hetim të nisur një vit më parë pas një serie grabitjesh të kryera në disa hotele.

Gjithashtu nga përgjimet telefonike karabinierët zbuluan anëtarët e grupit trafikant të drogës që vepronin prej kohësh në Bolzano. Dhe menjëherë u kuptua që bëhej fjalë për një grup kriminal të udhëhequr nga Fatmir Muhaj, që ishte i fiksuar me idenë e të bërit një “bos droge”, për t’i treguar të tjerëve pushtetin e tij.

Në pranga përfundoi edhe e dashura e tij italiane Giulia Dibello, me të cilin ka dhe një fëmijë. Rrjeti i trafikantëve ishte i mirë-organizuar dhe i ndarë në role. Numri dy i grupit ishte Ilir Nurja, edhe ky shqiptar, 41 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.