POLITIKË

Ersekë/ Pas sherrit të dy zyrtarëve reagon dega e PS: Mos u viktimizoni, prisni me dashuri votën e shqiptarëve

17:02 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar dega e Partisë Socialiste në Kolonjë pas denoncimit që ka bërë në polici shefja e financës në Drejtorisë së Shëndetit Publik në këtë qytet, Kristina Stoja, me pretendimin se ishte kërcënuar me largim nga puna, nga shefja e burimeve njerëzore.

55-vjeçarja Kristina Stoja tha se është dhunuar barbarisht në ambientet e poliklinikës nga shefja e personelit Dorina Tallo, 30 vjeç. Ajo thotë se autorja e dhunës e ka kërcënuar me largim nga puna nëse ajo nuk votonte PS. Mësohet se 55-vjeçarja është simpatizante e LSI-së.

Në reagimin e saj publik për ngjarjen, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Partia Socialiste në Kolonjë thotë se ky rast është politizuar, por sipas tyre ka ndodhur për motive personale.

“Partia Socialiste Kolonjë shpreh keqardhjen e thellë për politizimin pa asnjë shkak e provë të një ngjarje me motive personale midis dy protagonisteve ne mjediset e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë. Ne vijojmë punën për Shqipërinë qe duam, për të vazhduar misionin e qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste për ndërtimin e shtetit. Të dëshpëruarve qe herë nxisin dhunë e herë vetë-viktimizohen i ftojmë të ruajnë qetësinë, dhe të presin me dashuri votën e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e degës së Partisë Socialiste në Kolonjë.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë duke proceduar penalisht në gjendje të lirë, 30-vjeçaren Tallo, dhe duke zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.googleplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.