SPORT

FSHF sqaron situatën për trajnerin e ri të Kombëtares: Zgjidhet brenda muajit korrik!

12:03 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të zgjidhet brenda muajit korrik. Ky ka qenë njoftimi i bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky institucion ka kërkuar të sqarojë opinionin publik dhe sportdashës se është në fazën e kontaktimit dhe vlerësimit të kandidatëve të mundshëm për të pasuar De Biazin.

“Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proces që kërkon kohën e duhur”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së.

Njoftimi i FSHF-së

“Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proces që kërkon kohën e duhur.

FSHF ka nisur pikërisht me procesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar. Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.