AKTUALITET

Gjendet një pistoletë te diga e liqenit, dyshohet se është arma e vrasjes së Artan Cukut

15:24 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku, prej 24 orësh është fokusuar në ekspertimin e një pistolete të gjetur pranë digës së liqenit në Tiranë.

Pistoleta është gjetur nga një pastrues i cili menjëherë ka njoftuar policinë e cila pasi e ka marrë armën e ka dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore.

Burime për  “ReportTv”  bënë me dije se arma është pistoletë Beret në gjendje pune teknikisht dhe dyshohet se në vendin që është gjetur qëndronte prej disa javësh dhe pritet që ekspertiza të zbardh nëse është apo jo një nga armët e përdorura për vrasjen e Cukut.

Pistoleta është gjetur në një largësi prej 1 kilometër nga vendi ku ekzekutua ish kryepolici Artan Cuku në hyrje të pallatit të tij në rrugën e kosovarëve.

Në pranga është vënë Mikel Shallari i cili sipas prokurorisë është autori i vrasjes dhe është ndihmuar nga persona të tjerë për të fshehur armën e krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.