Kryesore

Gjoba tregtarëve në Shkodër, gjykata lë të lirë vëllain e kreut të bandës

13:17 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur ndryshimin e masës për Ibrahim Licin, vëllai i Muhamet Licit i cili konsiderohet si kreu i bandës që u vendoste gjoba tregtarëve në Shkodër. Gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për Ibrahim Licin. Banda e drejtuar prej Licit është  e përbërë nga 25 persona, 7 prej të cilëve janë arrestuar pasi  u vendoste gjoba bizneseve të ndryshme në Shkodër.

Janë të paktën 40 tregtarë të cilët kanë paguar gjobën mujore tek banda, nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri në shkurt të 2017. Në pranga kanë rënë Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren.

NGJARJA:
Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.
Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë.

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata.

Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i menin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.

Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetirn në kryejne e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë.

Ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm, pasi anëtart e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për disa persona, masa të cilat u janë dorëzuar Policisë së Shtetit për t’i zbatuar.

Te arrestuarit 

  1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.
  2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër , në gjendje gjyqësore “i dënuar”.
  3. Denis Zaim Skutina , i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
  4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
  5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
  6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar.
  7. . Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder.

Gjobeveniet 

Përmes ketij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirë kryesisht në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjena e Kirasit”, në qytetin Shkodër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmerine kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonen e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjenë e Kirasit”, Shkodër .

Gjate ekzekutimit te urdhërave, kontrolleve të banesave, janë sekuestruar me cilesinë e provës materiale:

  • Dy automjete, një autoveturë “Mercedez Benz”, i blinduar, me targë AC 108 dhe një autoveturë “Fiat”.
  • 7 telefona celularë
  • 6 uniforma kamuflazhi
  • Nje targë automjeti BP 1065 HT.
  • Nje palë dylbi ,
  • Tre skafandra motorri
  • Nje sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa
  • Fletore shenimesh, me shenime të emrave të personave dhe lekët ./panorama/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.