POLITIKË

Meta ka një mesazh për Bashën: Tradhtinë e duan të gjithë, por tradhtarin…

22:32 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kreu i LSI-së dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta tha në studion e emisionit “Të paekspozuarit” se ka një diferencë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. I pyetur nga gazetarët në studio, Meta tha se me Partinë Socialiste mund të ketë një koalicion qeverisës pas 25 qershorit, por pa Ramën kryeministër.

“LSI do të dalë forcë e parë dhe nuk bëhet fjala për të qenë forcë plotësuese. Rama na e ka lehtësuar këtë punën e ditës së hënë, duke e përjashtuar koalicionin me LSI, ne nuk e përjashtojmë bashkëpunimin me PS, por pa Edi Ramën”, – tha Meta.

Ndërsa në krahun tjetër Meta i dha Bashës edhe 72 orë kohë të kthehet te idetë e çadrës në mënyrë që mes PD dhe LSI të ketë një mundësi bashkëpunimi.

“Për Bashën kam këtë mesazh. Tradhtinë e duan të gjithë, por tradhtarin nuk e do asnjë. Duhet t’ia afrohet më shumë kauzës së protestës për zgjedhje të lira, për luftën ndaj krimit, për përpjekjet kundër oligarkisë. Nuk ka shans dyshja Rama-Basha të marrë 71 mandate. Kas shumë demokratë e socialistë të zhgënjyer. Plus që kanë edhe shumë parti të tjera që padyshim do të marrin mandate; i ftoj të gjithë ata qytetarë që janë të lodhur nga politika, që të zgjedhin alternativën e duhur. Ata që nuk duan të votojnë LSI-në, të shkojnë për një alternativë tjetër demokratike”, – tha Meta.

Duke iu referuar marrëveshjes Rama-Basha, Meta thotë se të dy kanë vendosur të eliminojnë zgjedhjet.

“Rama kërkon të eliminojë zgjedhjet e lira. Pasi mori kreun e opozitës në errësirë bëri marrëveshje si të pushtojë televizionet, si të frikësojë qytetarët shqiptarë që të mos votojnë asnjë parti tjetër. Ngriti një task forcë që vepron në errësirë”, – tha ai.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta bëri edhe një deklaratë të fortë, kur tha se qëllimi i Rilindjes është zhbërja e Partisë Socialiste.

“PS është viktima e parë e Rilindjes dhe mavisë. Ka shpallur zhbërjen e PS. Çfarë thotë ky, që PS s’ka as histori, as flamur, se ky thotë në 27 vjet s’është bërë asgjë”,– shtoi ai


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.