BOTA

“Mirupafshim nënë, merr frymë për ne”, ja mesazhi prekës i fëmijëve për shqiptaren e vrarë nga burri në Itali

10:20 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Diana Vrapi, gruaja shqiptare që u vra nga i shoqi pak ditë më parë në komunën Bustio Arsizo në provincën e Varezes (Itali) është përcjellë për në banesën e fundit. Diana u përcoll me nderime dhe mesha u mbajt në kishën “San Michele”.

“E vetmja përgjigje ndaj së keqes nuk është një tjetër e keqe, por dashuri e përkushtim”, – tha famullitari Don Giorgio Fantoni.

Të pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Emanuele Antonelli dhe nënkryetari i bashkisë, Stefano Ferrario.

Mbi kangjellat e kishës, një parullë ishte vendosur nga fëmijët e Dianës: Brigel, Elona e Steven, me një mesazh mjaft prekës: “Mirupafshim nënë, në orën 16:48 hape qiellin…Tashmë të takon ty më shumë se kurrë, merr frymë për ne”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.