SPORT

Ofertë “para syve” të De Biazit, Duka kërkon Inzagin për Kombëtaren

10:46 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Filipo Inzagi, ish-sulmuesi i njohur i Milanit dhe Kombëtares italiane, mund të ulet në stolin e përfaqësueses shqiptare. Lajmi i bujshëm vjen nga Italia, ku bëhet e ditur se kanë filluar negociatat me 43-vjeçarin për ta bindur të lërë drejtimin e Venecias që sapo ngjiti në Serinë B, për t’u bërë pjesë e kuqezinjve.

Si për ironi të fatit ky lajm i merkatos së trajnerëve është dhënë pikërisht para syve të teknikut Xhani De Biazi, i ftuar mbrëmë në studion e “Sky Sport”. Gjatë përmbledhjes së merkatos, gazetari Xhanluka Di Marzio, ka treguar për bisedimet mes Shqipërisë dhe trajnerit i cili pritet të kthejë sot përgjigje rreth kësaj oferte që i është bërë.

Sipas të njëjtave burime, është mësuar se edhe Kamoleze në fakt është kontaktuar si për rolin e trajnerit të përfaqësueses, ashtu edhe  atë të drejtorit teknik të FSHF-së./PanoramaSport

 

 

 


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. De Biazi do mbetet ne historine e futbollit shqiptar si njeriu qe punoi me perkushtim te jashtzakonshem per ngritjen e nje kombetare dinjitoze.
    Ju falemderojme dhe do t’ju falenderojme per jete, Mister De Biazi.

    Përgjigju ↓
  2. De Biazi do mbetet ne historine e futbollit shqiptar si njeriu qe punoi me perkushtim te jashtezakonshem per ngritjen e nje kombetareje dinjitoze.
    Ju falenderojme dhe do t’ju falenderojme per jete, Mister De Biazi.

    Përgjigju ↓