Kryesore

Përfshirja në fushatë/ Masa për 44 punonjës në Dogana dhe Tatime: Kontrolli nuk i gjeti në punë

16:25 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me anë të një deklarate për shtypn, Ministria e Financave ka bërë me dije se po ndërmerr një procedim disiplinor për 44 punonjës që janë gjetur me shkelje.

Deklarata e ministrisë

Ministrja e Financave znj. Helga Vukaj, u ka kërkuar institucioneve të varësisë marrjen e masave të menjëhershme për proçedimin disiplinor të 44 punonjësve të administratës për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.

Dokumentacioni u është përcjellë sot institucioneve përkatëse, më konkretisht: Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë si dhe FAF sha.

Kërkesa e Ministrisë së Financave për procedimin displinor të këtyre punonjësve, erdhi pas inspektimeve intensive të grupeve të punës të cilat konstatuan se personat në fjalë nuk kanë qënë prezent në punë, mungesë e cila, gjatë monitorimit, nuk është përligjur me asnjë akt shkresor apo dokumentacion justifikues. Këto raste u përkasin inspektimeve të kryera që nga momenti i hyrjes në fuqi të VKM-së 473, dt. 01.06.2017 deri më datë 21.06.2017.

Konstatimet e mësipërme janë raportuar nominalisht edhe pranë Task-Forcës.

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.