AKTUALITET

Përplasja Demiraj-Çako: 3 shefat e komisariateve ende nuk janë shkarkuar!

21:57 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ftuar në studion e Ora News, në intervistën e parë në median shqiptare që pas zgjedhjes së tij në këtë post, tregoi zonat më të “nxehta” ku ka pasur incidente.

“Që nga momenti që kam marrë detyrën kam vizituar mbi 85 të drejtorive të qarqeve me qëllim bashkërendimin e punës sa më mirë, me qëllim jo vetëm të mbarëvajtjes së punës për zgjedhjet, por edhe prioritetin e qeverisë në luftën kundër kanabisit.

Policia e Shtetit ka identifikuar disa zona më problematika. Kemi pasur disa probleme në Pukë midis PS dhe LSI, në Lezhë, në Elbasan. PD ka pasur probleme në Berat sot. Kemi pasur rreth 19 vepra penale prekin zgjedhjet e lira, ku janë përfshirë 45 persona. Pesë janë arrestuar, 36 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim”

Demiraj foli edhe për shkarkimin e tre shefave të komisariateve në Pukë, Peshkopi dhe Gramsh. Sipas Demirajt, kërkesa për shkarkim nuk është zbatuar ende nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.