AKTUALITET

Plumba ndaj një lokali në Fier, terrorizohen klientët. Arrestohen autorët, ja emrat

10:37 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Qëllon me armë zjarri në drejtim të një lokali duke shkaktuar dëme materiale, policia arreston në flagrancë autorin e një person tjetër për i cili nuk ka treguar të vërtetën për policinë.

Një ditë më parë rreth orës 17:50, policia ka marrë njoftimin se në vendin e quajtur lokal “Gjermani” në bregdetin e Semanit Fier ka të shtëna me armë zjarri.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes dhe kryerjen e hetimeve të para është arrestuar autori i dyshuar Ilir Boriçi, 41 vjeç, banues në lagjen “8-Shkurti” Fier ( I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”).

Arrestimi i këtij u bë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Shkatërrimi i pronës”,  “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në datën 21.06.2017, rreth orës 17:50, në bregdetin e Semanit, Boriçi, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në lokalin 23-vjeçarit me inicialet A. C, 23 vjeç, duke i shkatërruar sendet, pajisjet e lokalit.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i Artur Dinaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier (I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”)

Arrestimi i këtij personi u bë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shtatë gëzhoja pistolete.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.