POLITIKË

Rama: Demokratët e Kavajës të mos ndryshojnë parti por të votojnë për flamurin kuqezi

18:52 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur në fushatën e tij përmbyllëse në Kavajë, pavarsisht zërit të ngjirur, ai ka përmendur sërish arsyen përse kavajsit duhet të votojnë në 25 qershor PS. Ai u është drejtuar demokratëve duke u thënë se nuk kërkon që ata të ndryshojnë parti, edhe pse Lulzim Basha nuk është për këtë punë, por të votojnë për të ngritur flamurin kuqezi.

“Ne jemi në këtë betëjë sepse besojmë se Shqipëria mund të bëhet. Dua t’u drejtohem atyre që na kanë votuar por që janë të lëkundur, pavarsisht se Shqipëria ka ndryshuar, jeta e tyre nuk ka ndryshuar, kjo nuk është një arsye për të vënë në pikpyetje në të votojnë apo jo PS. Vetëm një Shqipëri më e mirë, një shtet që mund të shkojë drejt Europës së bashkuar, ata që se kanë parë ende.

Tani iu drejtohem demokratëve. Ju do thoni  që ne e kuptojmë që Luli nuk është për këtë punë, por ne jemi me PD, porn ë 25 qershor nuk është pyetja se me kë je, por a do jesh gati ta ngrish më lartë flamurin kuq e zit ë skënderbeut, aty ku e meritojnë. Nuk është e nevojshme që të djathtët të bëhen të majtë, askush nuk e kërkon këtë. Çdoskush është anëtar i gjykatës së popullit për të vendosur se kë do të marrë Shqipëria në punë, që i duhet popullit, të punojë për këtë komunitet. Është e rëndësishme që në 25 qershor të mos armatosemi me flamuj që t’i nxjerrim njëri tjetrit sytë port ë armatosemi me ambicien tonë për të realizuar ëndrrën kuqezi . Në 25 qershor Shqipëria do të jetë një det kuqezi me një administratë të re që do t’ja kthejmë qytetarëve. Dua të them që qeveria jonë nuk do të qeverisi vetëm për një palë, nuk do të jetë me një qeveri tjetër, pra pë rata që e kanë problem, u them që të mos na lini peng të partive të pushtetit., që nuk i kanë dhënë vendit asgjë për çerek shekulli. Nëse këtë fuqi do ta marrim nga shqiptarët pa dallime partiake ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt për gjithë shqiptarët.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.