Kryesore

Rama i shkel syrin Bashës 3 ditë para zgjedhjeve: Skenari është i hapur për koalicion me PD!

23:23 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama përsëriti për të disatën herë publikisht se nuk do të ketë koalicion PS-LSI pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Deklarata e përsëritur edhe njëherë sot nga Edi Rama, tregon se kreu i PS ia ka mbyllur derën partisë së Ilir Metës për koalicion. Por ndryshe nga herët e tjera, Rama shkoi përtej kësaj, kur u pyet për një koalicion të mundshëm me Lulzim Bashën.

“Çdo skenar për mua është i hapur në varësi të vendimmarrjes së popullit” u shpreh kryeministri kur u pyet për mundësinë e një koalicioni PS-PD pas zgjedhjeve.

Ish kreu i LSI dhe presidenti i ardhshëm, Ilir Meta gjithashtu ka mohuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Por pas marrëveshjes Rama-Basha, LSI është mes dy zjarresh, pasi sulmohet njësoj si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga Partia Demokratike.

Në këtë fushatë, LSI pretendon të dalë forcë e pare dhe Petrit Vasili është kandidati i saj për kryeministër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.