POLITIKË

Reagon këshilltari i Metës ndaj Tahirit: Kur e pi mallin me tepsi fillon dhe flet përçart

15:23 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vijon me tej debati midis Kryetarit te Kuvendit Ilir Metës dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.

Këshilltari i Kreut të Kuvendit Emiljano Aleksi ka një përgjigje për ish-ministrin Tahirin i cili sot akuzoi Ilir metën se e ka përgjuar dhe ka paguar portale jashtë e brenda Shqipërisë për të sulmuar policinë e Shtetit.

Ashtu si edhe Kryemadhi që pati një këshillë për ‘mallin’ edhe Aleksi në një linjë, por i shton ‘mallit’ edhe tepsinë.

“Kur e pi mallin me tepsi fillon dhe flet përçart”, shkruan Aleksi në “Facebook”.

Replikat në distancë mes palëve kanë ditë që artikulohen, por sot LSI-ja akuzoi Tahirin dhe drejtuesit e policisë në Vorë dhe personazhe të tjerë konkretë se po shpërndajnë para me makina në zona të ndryshme dhe po iu bëjnë presion mbështetësve të kësaj force.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.