Kryesore

Saimir Tahiri ngre zërin: Me dëgjo me vëmendje Ilir Meta, përgatitu që të mos bëhesh për…!

14:01 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit të Brendshëm SAIMIR Tahiri pas akuzave të LSI-së për blerje votash ne Vorë.

Në një status në “Facebook”, Tahiri duke iu drejtuar ish-kreut të LSI-së Ilir Meta shkruan se po i bie në qafë duke hedhur baltë mbi të. Ai e paralajmëron se pas zgjedhjeve ‘do bëhet për masazh koke’.

Madje Tahiri e akuzon Metën se i ka vënë pas ‘hafije’ për ta përgjuar.

STATUSI I PLOTË I TAHIRIT

Me dëgjo me vëmendje Ilir Meta! U be një kohe e gjate qe me bie ne qafe duke hedhur balte mbi mua dhe t’a kam thëne ne sy kur kishim ende komunikim bashke se je gabim! Po ti nuk pushove një sekonde ne luftën tende te verbër me mua.

Me hodhe ne kurriz te gjithë doracet qe paguan ne kazanin mediatik te Shqipërisë dhe jo vetëm. Pagove para qe te nxish Policinë e Shtetit dhe mua personalisht, edhe ne media e portale jashtë Shqipërisë. Me vure pas një hafije tendën si zv.minister qe arriti deri ne çmendurinë e tentativës për te përgjuar zyrën time!

Nuk le mik e partner te Shqipërisë pa i zbrazur balten e barkut tënd, sa here te takonin si kryetar kuvendi. Dhe nuk te mjaftoi fakti qe une e lashë detyrën, për te vazhduar te merresh me mua papashmi! Madje aq i pashërueshëm je ne kete fiksimin tënd kundër meje, sa u lëshove fare edhe kundër Policisë se Shtetit, pasi u zgjodhe edhe President zotrote me votat e Partisë Socialiste.

Ke jave te tera qe sa ti, sa gruaja jote, sa kryeshërbëtori yt, sa luanët e kotelet e kazanit tënd politik, merreni me mua duke sajuar lloj-lloj idiotësish, per gjoja presione policore e blerje votash! Se kush eshte tregtari me i madh i blerjes se votave dhe i vendeve te punes ne Shqiperi, kete e di i madh e i vogel! Prandaj ti nuk i mbush mendjen dot askujt me rolin qesharak te viktimes se zgjedhjeve qe po e luan si i dale mendsh, ekran me ekran dhe shesh me shesh.

Une e di qe ti do vazhdosh te merresh me mua dhe s’po e postoj kete mesazh qe ti te heshtesh, por qe ti ta dish se nuk do pushoj nje minute deri kur te mbaroje procesi i votimit qe ti dhe kazani yt politik ta merrni ate qe meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina!

Me vota Ilir me vota, jo me zarfa, as me iphone, as me miell, as me grure dhe as me grupe qe jane objekt i punes se Policise se Shtetit per perfshirje ne trafiqe te renda… Vazhdo nxirri kotelet e tua ne ballin e kazanit tend politik, po pergatitu mire shpirterisht, qe te mos behesh per nje muaj masazh koke, pas numerimit te votave te qarkut Tirane.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.