Kryesore

Shpërthen Meta në Durrës: Mavia e krimit dhe korrupsionit fiku skanerat e portit, policët u bënë palë me bandat

19:54 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i ri, Ilir Meta në fushatën e tij përmbyllëse të LSI ka folur përpara banorëve të Durrësit për çështjen e aeroplanit të Ishmit ku askush nuk u dënua. Meta tha se policia u bë palë me bandat dhe skanerat u fikën. Sipas tij kudo shihej mavia e krimit dhe korrupsionit në çështjen e Ishmit.

“Në 25 qershor ka vetëm një garë, nëpërmjet LSI së Tiranës, Durrësit dhe Fierit. LSI është forcë e parë në Tiranë, Durrës dhe Fier. Nuk mund të flasim për Gjirokastrën dhe Beratit, por do flasim për 3 qarqet më të mëdhenj në vend. Edhe 72 orë dhe Shqipëria do të shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoi këto 4 vjet, nuk do të ketë më Mavi do të thotë mashtrim, manipulim.Mavi do të thotë t’ja japësh votën të fortëve, të dhunshmve dhe arrogantëve dhe të ushtrosh dhunë ndaj njerëzve të thjeshtë. 300 mijë shqiptarë janë larguar, 200 mijë të tjerë kanë plotësuar llotarinë amerikane dhe kanadeze. Edhe 3 ditë e do japi mijra grushta oligarkisë, edhe 3 ditë do jemi mijra zemra për LSI. Kreu i mavisë është i pashpresë, do ta pësojë shumë reëndë, se në 1994 ai miku im bëri një referendum për t’i marrë të gjitha për vete, por jo në 25 qershor do të vendosë populli se duhet vetëm një votë për të drejtuar vendin. Nuk do të shkojnë më lekët tuaja për llaç, për rrugë e fasada. Taksat e larta të rilindjes dëmtuan shumë biznese, shumë hallëxhinj u burgosën, ologarkët i fshinë fatuat e OSHEE. Ishin ata që u ra piloti me gjithë kanabisin, se si tamaqarë që janë kishin ngarkuar më shumë seç duhet. Për Ishmin nuk u dënua askush, se policia u bë palë me bandat. A nuk e di Durrësi që janë fikur skanerat, ajo që u pa ishte mavia e krimit e korrupsionit”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.