Kryesore

Zbulohen bisedat e ministrit grek të Mbrojtjes, Kammenos me supertrafikantin e drogës. I premtoi ulje të dënimit

16:05 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në mediat greke më datë 17.06.2017 ka qarkulluar lajmi i implikimit të drejtpërdrejtë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Panos Kammenos në një çështje që i përket drejtësisë. Më konkretisht, në vitin 2016 nga autoritetet greke është ndaluar me akuzën “kontrabandë” anija Noor 1 në pronësi të Giannousaki. Në bazë të provave Z. Giannousaki është dënuar me burg të përjetshëm me akuzën për transport të 2 tonë heroinë nga Emiratet e Bashkuara në Portin e Elefsisës, Athinë.

Sipas lajmeve në media, nga hetimet nuk ka dalë ende se kush qëndron pas këtij rasti kaq të madh trafiku droge, pasi z Giannousaki ka marrë përsipër fajin dhe për këtë është dënuar me burg të përjetshëm.

Sipas publikimit të gazetës “Karfi” (17 qershor), Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos është përfshirë në biseda telefonike me këtë të dënuar përjetë, në mënyrë që ai të dëshmojë kundër një biznesmeni caktuar (bëhet fjalë për z. Marinakis, biznesmen tepër i fuqishëm), si personin kryesor të implikuar në rastin Noor 1.

Me anë të kësaj dëshmie, z. Giannousaki i është premtuar në këmbim mundësia e marrjes së një trajtimi të favorshëm si i dënuar përjetë (psh. ulje e dënimit).

Fakt është që në rrjetet sociale po qarkullon një telefonatë e regjistruar e Ministrit Kammenos me të burgosurin Giannousakis, po gjithashtu faktet flasin për tejkalim të kompetencave të administrativit (ministrit) dhe të institucioneve (deputet) pasi Z. Kammenos nuk ka vënë në dijeni organet kompetente (Drejtorinë e Burgjeve) për këtë ndërhyrje të nivelit të lartë.

Në datën 21.06.2017 i është kërkuar Zëdhënësit të kryeministrisë Z. Tzanakopoulos, të prononcohet për qëndrimin e qeverisë në lidhje me “skandalin e Ministrit Kammenos”. Z. Tzanakopoulos nuk ka nguruar ta përcaktojë si “interes i çdo qytetari për të zbardhur e sqaruar çështjen e kontrabandës së Noor 1”.

Mediat greke e kanë cilësuar si “mbulim të plotë politik për Ministrin e Mbrojtjes” i cili akoma dhe një herë është kapur në shkelje të plotë të rolit të tij.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, “ka një anije me 2 ton heroinë të kapur në Greqi dhe kanali juaj televiziv (SKAI) ka sjellë nevojën për të zbardhur këtë rast duke zbuluar se cili fshihet pas anijes. Kanali juaj e ka theksuar këtë çështje dhe ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën linjë për të sqaruar këtë çështje.”

“Ne gjykojmë se është e paprecedent që të ndërhyjmë për të ndikuar në një gjykim”, komentoi Nikos Panagiotopoulos, Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë pranë Partisë Demokracia e Re, duke komentuar veprimin e Ministrit të Mbrojtjes.

“Ne pyesim me çfarë të drejte një ministër i lartë komunikon me një të burgosur me burg të përjetshëm i cili është dënuar për një rast kaq të rëndë…Ky është një dështim i papranueshëm institucional, një parregullsi institucionale”, tha z. Panagiotopulos. “Nuk na mbulon përgjigja e Ministrit të Drejtësisë. Ne jemi ata që merremi me pjesën politike dhe institucionale në këtë rast,” vuri në dukje ai.

Në të njëjtën kohë, Zëvendës Presidenti i ND Adonis Georgiadis paraqiti pyetje me shkrim për Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare duke i kërkuar atij të japë shpjegime në Parlament.

Në fakt, në posedim të portalit Unfolloë janë raportimet e hyrjes së thirrjes të bërë nga operatori përkatës celular për numrin e përdorur nga Giannousakis, të cilat tregojnë se me të vërtetë mbrëmjen e 17 janar 2017, numri i telefonit të përdorur nga Kammenos duket të ketë bërë tri thirrje për Giannousaki (në 21:03, në 21:33 dhe 21:36), dhe të nesërmen në 20.13.

Por pse pikërisht Z. Kammenos kërkon implikimin e Z. Marinakis, një biznesmen i ri në moshë (1967) realtivisht dhe shumë i sukseshëm.

  1. Marinakis e ka trashëguar biznesin nga familja e tij kryesisht të fokusuar në transportin detar që më pas (2010) ka kaluar në shitje/blerje/prodhim të mjeteve lundruese. Në vitin 2010 (gjysmën e dytë të vitit) Z. Marinakis bëhet pronar i një prej skuadrave të futbollit më popullore në Greqi, skuadrën mit të Piraeus Olympiacos.

Në maj të vitit 2014, Marinakis u zgjodh anëtar i këshillit të qytetit të Piraeus si kandidat i pavarur, bashkë me Kryetarin aktual të Bashkisë Piraeus, Jannis Moralis (zv.president i Olympiacos F.C).

Ndër premtimet e tyre ishin ruajtja e natyrës publike të Autoritetit Portual të Piraeus dhe zhvillimi i tij si destinacioni më i madh evropian i anijeve të transportit të mallrave dhe të transportit lokal të udhëtarëve. Gjatë zgjedhjeve, kundërshtari i tij politik, Vassilis Michaloliakos pretendoi se Marinakis ishte i lidhur me partinë politike të ekstremit të djathtë Agimi i Artë dhe e akuzoi për mbështetje financiare. Marinakis hodhi poshtë këto akuza duke thënë “unë e dënoj veprimtarinë kriminale të Agimit të Artë”.

Pas zgjedhjeve, Reuters raportoi se: “rrallë ndodh që një biznes kaq i madh të përfshihet kaq hapur në politikë në një vend ku kontaktet politike midis këtyre dy fushave zakonisht bëhen në prapaskena”. Marinakis iu përgjigj, në një intervistë për Tradeëinds, se ai nuk mund të shohë asnjë arsye pse dikush me një rezultat të fortë në biznes nuk mund të hyjë në politikë,” duke e quajtur këtë “një qëndrim të vjetëruar”.

“Nuk kam frikë të përfshihem në politikë, pasi nuk kam asnjë biznes me shtetin grek,” tha ai. Që nga zgjedhjet, ai ndërmori ndërtimin e disa pikave të rëndësishme të qytetit me shpenzimet e veta për shkak të krizës ekonomike greke.

Në vitin 2016 Z. Marinakis përmes kompanisë së tij Alter Ego fitoi një nga katër licensat televizive të shpallura në tenderin kombëtar me një ofertë shumë më të konkurueshme krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë. Ky tender u anullua nga qeveria aktuale.

Kjo nuk e pengoi Z. Marinakis që të marrë pjesë në konkurimin tjetër (21.05.2017) për zotërimin e shumicës së akosioneve të DOL (Lambrakis Press Group) që është unioni më i madh i mediave të shkruara në Greqi. Si pronar i DOL Marinakis nuk u ndal të kërkojë pronësinë e kanalit televiziv Mega duke konkuruar sërish me një ofertë financiare shumë here më të lartë se të tjerët, dhe sërish këtu ai fiton 22.11% të aksioneve.

Në një kohë kur pritej që Mega të kalonte në pronësi të një biznesmeni të njohur Ivan Savvidis i cili është përfolur shumë për lidhjet e tij me qeverinë Tsipras, Marinakis dhe një herë dëshmoi fuqinë e tij, e cila erdhi ndesh me interesat e qeverisë.

Por më 12.06.2017 emri Savvidi do të ngatërrohet me çështje të ngjashme me atë të Noor 1 të vitit 2016. Një anijeme flamur të Tanzanisë ishte nisur nga brigjet e Malit të Zi me destinacion Libinë që mesa raportohet ka qënë prej kohësh në vëzhgim të organeve të Rojes Bregdetare. Pavarësisht destinacionit anija është ankoruar në portin e Sfakion/Kretë me qëllim për të shkarkuar cigare kontrabandë të markës SEKAP – Industria e duhanit me këtë emër është në pronësi të Ivan Savvdis.

Për t’u kthyer sërish tek lidhja e rastit Noor 1 me rastin Savvidi/SEKAP, media greke raporton se përpjekja e Ministrit të Mbrojtjes për të lidhur emrin e Marinakis me Noor 1 është ana tjetër e medaljes e rastit Savvidi/Sekap. Nga bisedat telefonike është regjistruar se Ministri Kammenos i ka ofruar “zbutje të dënimit” Kapitenit të Noor 1 në shkëmbim të deklarimit se cili është emri që fshihet pas ngarkesës 2 ton heroinë të kapur në 2016.

Pritet me shumë interes se si do e “mbulojë” akoma dhe një herë koalicioni SYRIZA – AN.EL “Ministrin e Mbrojtjes të dalë jashtë kontrollit” (fraza e cituar nga Kryetari i Partisë Potami/Lumi Theodhorakis).

Vetë Kammenos ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me një të burgosur, por shumë shpejt vetë anëtarët e Kabinetit qeveritar lanë të kuptohej se ka folur.

Të hënën, në 26 qershor Paralementi grek ka njoftuar seancë të posacme për rastin Kammenos. Tema


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.