SPORT

FOTO/ Negociatat Inzagi-FSHF pushtojnë gazetat italiane. Dikush e sheh si hakmarrje ndaj Milanit

11:16 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Bisedimet mes FSHF-së dhe Filipo Inzagit për stolin e përfaqësueses shqiptare nuk kanë bërë bujë vetëm në Shqipëri, por edhe përtej Adriatikut ku tekniku aktual i Venecias padyshim që është një emër shumë i njohur dhe ku karriera e tij ndiqet me shumë interes.

Lajmet për vijimësinë e këtyre bisedimeve shfaqeshin gjerësisht jo vetëm në brendësinë e gazetave më të mëdha sportive në Itali, por edhe në faqet e para të tyre, duke njohur interesin e madh rreth ish-sulmuesit të Milanit.

E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, i kishte kushtuar një artikull të gjatë kësaj çështje, me titullin “Venecia, ki kujdes! Shqipëria synon Inzagin”. Brenda shpjegohet se për momentin, kontaktet mes palëve janë bërë nëpërmjet menaxherit të ish-sulmuesit të njohur, Tulio Tinti, ndërsa mund të zhvillohet shumë shpejt edhe një takim zyrtar.

 

Aktualisht, Inzagi është në Formentera, ku po kalon pushimet, por po merr në shqyrtim këtë ofertë shumë interesante. Sipas gazetës italiane, vendimi përfundimtar mund të merret pas një takimi direkt mes palëve për të diskutuar detajet e ndryshme.

Edhe “Corriere Dello Sport” paralajmëron Venecian për një largim të mundshëm. “Pipo, Shqipëria e zgjedh si trajner. Inzagi pas De Biazit, Venecia mund ta humbasë”, shkruhet në faqen e parë. Ndërsa në artikullin në brendësi saktësoshet se vendimi rreth këtyre diskutimeve nuk do të vonojë shumë, pasi do të mësohet sot apo nesër, raporton PanoramaSport.

Ndërkaq, në editorialin që kjo gazetë publikon çdo ditë në radion “RDS”, oferta e Shqipërisë për Inzagin cilësohet si hakmarrja perfekte e 43 vjeçarit ndaj Milanit që e “dogji” shumë shpejt në pankinën e tij, duke i vështirësuar karrierën si trajner.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.