Kryesore

Gianni De Biasi jep lamtumirën dhe flet si shqiptar: Uroj vëllezërit tanë myslimanë…

23:04 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sonte në mbrëmje në orën 19:00 në ambjentet e hotel Plaza është zhvilluar ceremonia vlerësuese për ish-trajnerin e kombëtares sonë Gianni De Biasi. Në këtë ceremoni përshëndetëse që FSHF organizoi,  fjalën hapëse e ka mbajtur Presidenti Armand Duka. Të pranishem për këte event ishin ambasadori i Italisë në Shqipëri z.Alberto Cutillo, Sekretari i Pergjithshem i Presidencës z.Florian Nuri, anëtarë te familjes së futbollit dhe shume miq të pranishem.

“Mister De Biasi ka kontribuar për më shumë se pesë vite për kombëtaren tonë, një rrugetim jo i zakontë për të, për here të parë në një ekip kombetar, mbi te gjitha kontributi i misterit ka lënë shenja në futbollin shqiptar. Skuadra kombëtare është gjëja më e shtrenjtë, gjeja më e bukur, më e mirë, për të gjithë shqiptarët dhe këtë skuadër ne ia besuam një italiani, sot pas pesë vitesh simpatia e të gjithë shqiptarëve tregon që ka qenë një vendim i drejtë, se misteri ishte i duhuri. Pesë vite më vonë shqiptari “Gani Abazi” e dergoi Shqiperinë në majat e historise se saj, me një kualifikim historik në Euro 2016” – u shpreh Presidenti i FSHF-së.

FJALET E TRAJNERIT

Misteri ne fjalen e tij emocionuese: “Falenderoj shumë të gjithë ata që më kanë përkrahur në momente të bukura dhe të vështira, të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë sidomos në momente të vështira dhe uroj që rrugët tona në të ardhmen të ndërthuren sërish, pasi largohem nga Shqipëria pas një përvojë të jashtëzakonshme sportive por mbi të gjitha njerëzore.”

Gjatë kësaj ceremonie pas pesë vjet e gjysmë bashkëpunim, Gianni De Biasi mori dhe vlerësimin e presidentit Nishanit, teksa u dekorua me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, për arritjet e tij të jashtëzakonshme në krye të kombëtares shqiptare dhe kontributit për përmirësimin e imazhit të vendit tonë.

Ceremoninë trajneri De Biasi e mbylli me një urim të vecantë për të gjithë besimtarët muslimanë të cilët i uroi sigurisht në shqip: “Dua të uroj të gjithë vëllezërit tanë muslimanë, që nesër festojnë, Gëzuar Bajramin!

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Thank you Mister De Biasi for putting Albania on the European Soccer map. You will be remembered and respected forever by the Albanians in Albania and worldwide. You made us feel proud and you made us feel you’re one of us.
    Thank you again mister. I wish you the greatest successes in your future endeavours.

    Përgjigju ↓