EKONOMI

Anëtari i bandës së Cërrikut befason: Doja të votoja për reformën në drejtësi

12:57 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Roland Xhepexhiu, eksponent i bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nuk ka mundur të votojë në burgun e Peqinit.

“Nuk do të votoj. Më thanë se për shkak të veprës penale për të cilën jam dënuar nuk do të votoj. Në burg kam votuar vetëm një herë, në vitin 2009. Pastaj u zhduk karta e identitetit. Këtu pastaj nuk ka asnjë lloj informimi”, ka thënë Xhepexhiu për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, që po ndjek votimin në burgun e Peqinit.

I pyetur se çfarë e motivon për të votuar, Xhepexhiu, i përfshirë në masakrën e Cërrikut ku humbën jetën 6 gardistë, është përgjigjur: “Unë do të votoja për reformën në drejtësi”, ka qenë përgjigja e anëtarit të një prej bandave më famëkeqe në Shqipëri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.