BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Një darkë me ish-familjen presidenciale. Petro Koçi, Tani sytë nga qiell. Çashku i hap rrugën First Lady-t. Bosch:“Po ç’është ky Festival mes telashesh?”

16:00 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Një darkë me ish-familjen presidenciale. Petro Koçi, Tani sytë nga qiell. Çashku i hap rrugën First Lady-t. Bosch:“Po ç’është ky Festival mes telashesh?”





Një darkë me ish-familjen presidenciale
Tanimë koha e tij është fokusuar tek librat. Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu është mënjanuar nga jeta aktive. Edhe pse nuk u mungon aspak festave apo aktiviteteve ku është i ftuar. Rasti i sotëm nuk është aspak i tillë. Ai është kapur nga paparaci ynë me vajzën e tij Rubenën dhe bashkëshortin e saj duke darkuar në lokalin e ish-këshilltarit të tij për median, Arian Konomi. Siç duket, lidhjet e hershme vazhdojnë të ekzistojnë dhe të respektohen nga të dyja palët.


Petro Koçi, Tani sytë nga qielli
Tani që iniciativa e tij me partinë PSV’91 dështoi duket se të vetmen zgjidhje ish deputeti Petro Koçi e pret nga qielli. Sytë lart të tij nuk dëshmojnë gjë tjetër. I mbetur pa ndonjë zgjidhje në politikë, kryetari i PSV’91 i dorëhequr po shijon ndërkaq këto pushime që të ofron jeta larg politikës. E kemi hasur në Edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut që është organizuar këtë javë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe ka shijuar filmin me qetësi dhe pak indiferent ndaj njerëzve që e rrethonin.


Çashku i hap rrugën First Lady-t
Të organizosh sot një Festival Ndërkombëtar Filmi për të Drejtat e Njeriut nuk është gjithmonë e lehtë. Telashet që hasi këtë herë Drejtori i tij, regjisori Kujtim Çashku kishin të bënin në fakt me konfliktin që pati gjatë muajit shkurt me shtetin, kohë kur edhe ishte parashikuar të organizohej ky Festival. Ndoshta ky motiv i shtyrjes së Festivalit e bëri edhe më popullor dhe më të vizituar. Në ceremoninë e çeljes së tij kjo gjë u vu re ndërkaq nga të gjithë. Personalitete të vendit dhe trupit diplomatik u bënë mysafir të tij, gjë që e nderoi pa masë Çashkun. Por padyshim prezenca e Zonjës së Parë të vendit, Teuta Topi i rriti jo pak prestigjin. Vlerësimin ndaj ardhjes së Saj Çashku e shfaq edhe në këtë foto, ku ai vetë ka prirë Zonjën Topi drejt vendit të saj të nderit.


Bosch:“Po ç’është ky Festival mes telashesh?”
Një tjetër personalitet që nderoi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit IHRFFA ishte padyshim Ambasadori i OSBE në Shqipëri, zoti Robert Bosch. Koha para çeljes së ceremonisë së hapjes së Festivalit ju ka shërbyer Bosch dhe Kujtim Çashkun të flasin pak me njerë-tjetrin. Po aman të folur? Nga fotot duket se po debatojnë. Dhe është Bosch ai që duket më i revoltuari në këtë bisedë. Si duket atë e kanë shqetësuar telat që kanë rrethuar Akademinë “Marubi”.
Ky shkrim u botua më 3 tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.