Intervista

VIDEO/ Çobaj: Buburrecat e blerjes së votës janë shumë, grupe kriminale po lëvizin nga një qendër votimi në tjetrën

11:58 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në një kohë që po vijon procesi i votimit, duket se në disa qytete ka akuza për blerje votash. Kështu, Ramiz Çobaj, kryetari i PD-së në Shkodër ka bërë të ditur se po blihen vota te zona industriuale, në Velipojë dhe Trush. Ai ka hedhur akuza se ka grupe kriminale që po lëvizin sa një qendër votimi në tjetrën dhe po intimidojnë komisionerët

“Po blihen vota te zona Industriale. Gjithashtu, po blihen vota në Velipojë dhe Trush. Ka grupe kriminale që lëvizin nga një qendër votimi në tjetrën. Ne kemi lajmëruar policinë që të ndërmarrë veprime pasi grupimet kriminale intimidojnë komisionerët. Buburrecat e blerjes së votës janë shumë dhe policia e ka të vështirë, por shpresoj t’i identifikojë”, – ka bërë të ditur Çobaj.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.