POLITIKË

Kandidati i LSI publikon fotot: Inspektorë policie të veshur civil futen në qendrat e votimit

18:18 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati i LSI, Ralf Gjoni ka denoncuar në rrjetet sociale praninë e inspektorëve të policisë, të cilët të veshur civilë janë futur në qendrat e votimit.

Fotoja e publikuar vjen nga gjimnazi “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Statusi i Ralf Gjonit

Inspektorë policie të veshur civil po futen nëpër qendra votimi të shoqëruar nga militantët e Rilindjes. Ky quhet ‘cubllik elektoral’ për të shantazhuar votën. I bëj thirrje Haki Çakos të bëjë publik emrat e punonjësve të policisë që thyejnë ligjin e të tërhiqet nga ky servilizëm partiak. Në të kundërt populli do mbrojë votën e tij. Policia duhet të mbrojë të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur lirshëm, jo t’i lëpihet rilindjes. U bëj thirje komisionerëve të mos tremben nga grahmat e fundit të rilindasve e kërkoj nga çdo qytetar i lirë të monitorojë e të denoncojë çdo rast shkeljeje apo shantazhi. Kurajë – Ora e shansit të shqiptarëve po vjen!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.