Kryesore

VIDEO /Pjerin Ndreu publikon videon e eskortës së Metës: Kërcënon kë i del përpara

18:14 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati i PS-së në Qarkun r Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video ku shihet ekskorta e presidentit të ri Ilir Meta.

Meta ishte në Lezhë sot, pas incidentit që ndodhi në Shëngjin, ku një mbështetës i LSI-së, Florian Dushku, u qëllua me armë nga tre persona, shumë pranë qendrës së votimit.

Në lidhje me ngjarjen, Ndreu ka reaguar, ndërsa shtron pyetjen se kush mund t’i thotë ndal presidentit që ai e quan “skandaloz”. Po ashtu ai akuzoi Metën se po kërcënon cilindo që i del përpara në Lezhë.

Mesazhi i plotë i Ndreut:

A ka kush i thote ndal ketij Presidenti skandaloz dhe kesaj sjellje te turpshme?! Perfundimisht ky njeri ka dale mendesh dhe po provokon, kercenon, shantazhon ke i del perpara neper Lezhe! Ketu eskorta e tij eshte ne Trashan me deputetin e tij ne tentative Petrit Gjoni… TURP!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.