Show-Bizz

Sfida/ Aleksandër Bojaxhi voton me prindërit për herë të parë

13:26 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, së bashku me bashkëshorten e tij Jola dhe djalin e tyre, 18 vjeçar, Aleksandër, votuan sot në qendrën nr. 2 në Tiranë. Bojaxhi uroi shqiptarët për zgjedhjet.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare. Uroj te gjithe shqiptaret per festen e Bajramit dhe shpresoj të kemi votime të qeta dhe drejt përparimit të vendit,” u shpreh Bojaxhi.

Vota është e secilit dhe asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët dhe demokracinë tha kandidati i Sfidës.

Gjergj Bojaxhi kandidoi për garën e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale duke surprizuar me rezultatin pozitiv të arritur.

Në këto zgjedhje ai kryeson listën për Tiranën për partinë Sfida për Shqipërinë, ku pas tij renditen Ermal Hasimja, Medlir Mema etj. Kryetar administrativ është Hektor Ruci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.