Tech

Voton edhe Shpëtim Idrizi: Ata që deri dje ju quajtën kulakë, sot ju kërkojnë votat…

12:46 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka votuar sot në Tiranë. “Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të mos intimidohen, mos ta humbin dinjitetin e tyre për ata që duan ti blejnë me një thes miell, apo me para”, tha Idrizi pas votimit. Më tej, ai ironizoi ata që deri dje i quanin biznesmenët, kulakë.

ÇFARE THA SHPETIM IDRIZI

Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Fiter Bajramin. Të gjithë atyre që kanë agjëruar, zoti ja pranoftë dhe le të jetë kjo një ditë dhe një moment i mbarë për të gjithë shqiptarët.

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Sot i gjithë fati i shqiptarëve ndodhet në duart e qytetarëve. Unë i ftoj shqiptarët që të mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës, por të votojnë për të nesërmen e tyre, sepse është dita ku qytetari e ka në dorë fatin e vet.

Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të mos intimidohen, mos ta humbin dinjitetin e tyre për ata që duan ti blejnë me një thes miell, apo me para.

Dua ti bëj thirrje të gjithë bizneseve, që me punën e tyre zhvillojnë Shqipërinë, që të mos intimidohen nga ata që deri dje i kanë quajtur kulakë, ndërsa sot i kërkojnë votat masivisht.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të kuptojnë se sot është dita e tyre, sot është dita e demokracisë dhe jam i bindur që qytetarët do të votojnë me zemër dhe mendje për një Shqipëri të drejtë e të barabartë, solidare dhe me një ekonomi të zhvilluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.