EKONOMI

“Votoni PS-në”, ministrja e Rinisë: Të shkarkohet Komisionerja për Fëmijët, Ina Verzivolli

14:10 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Xhulieta Kërtusha ka urdhëruar nisjen e procedurave për largimin nga detyra të Kryetares së Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli.

Me gjithë thirrjet e njëpasnjëshme për mospjesëmarrje në fushatë zgjedhore të punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi të MMSR-së, Znj Verzivolli ka shkelur Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 1.6.2017.

Nga verifikimet e bëra, konstatohet se znj. Verzivolli, ka shkelur pikën 7-të, gërma “a” dhe “b” të VKM, ku  kërkohet që nënpunësit civilë, edhe në rastet kur u lejohet pjesëmarrja në veprimtari të fushatës zgjedhore, jashtë orarit të punës, nuk mund të bëjnë fushatë për një subjekt zgjedhor dhe nuk mund të manifestojnë  me pankarta, parrulla apo çdo  mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Ndërkohë Znj. Verzivolli ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social Facebook një poster elektoral, ku i bën thirrje qytëtarëve të votojnë Partine Socialiste.

Duke marrë shkas nga rasti i mësipërm, Ministria e Mirëqëqënies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje edhe një herë të gjithë punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi, që të respektojnë ligjin dhe të mos përfshihen në akte që cënojnë të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë MMSR fton edhe një herë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast  të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.