POLITIKË

A e cenon Presidencën përfshirja e Metës në zgjedhje, ja si i përgjigjet Kukan

15:50 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Europarlamentari, Eduard Kukan, ka komentuar përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në fushatën zgjedhore.

I pyetur nëse kjo qasje e cënon detyrën e tij të ardhshme, Kukan dha një përgjigje diplomatike duke u shprehur se në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar i ndonjë partie sepse duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në këto zgjedhje ka pasur akuza të forta për blerje votash që sipas raportit dhe deklaratës suaj, kanë cënuar besimin në zgjedhje. Këto deklarata janë bërë kryesisht nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta që është njëkohësisht dhe Presidenti i zgjedhur. Sipas mendimit tuaj, ky angazhim i fortë i Presidentit të ardhshëm Meta e cënon detyrën e tij të ardhshme?

“Më detyroni të jem diplomatik në përgjigjet e mia për shkak se nuk ka një përgjigje po apo jo ndaj kësaj pyetje. Kolegët tanë kanë informacion më të saktë përsa i përket akuzave të blerjes së votave apo çfarëdo lloj akuze tjetër. E vërteta është që Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga shumica kushtetuese. Dhe unë do ju përgjigjem që në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe  detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit. Prandaj përgjigjen mund ta gjeni, uluni dhe mendojeni deklaratën që ju thashë dhe gjejeni përgjigjen aty”.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nik dihet kush te paska pyetur z. Kikan, por ljo pyetje nuk është për ato figura të ndruara pyetjen ju duhet t’ja bëni kryeprokurorit i cili e ka detyrë të hetojë dhe të akuzojë çdokënd që del e trimërohet siç ëdhtë rasti që qenka bërë kjo pyetje për deklaratat dhunuese duke thënë : u thoni lezhjanëve se ka ardhur Iliri me eskortë dhe miq për të ruajtur votat e një partie. Besoj e mësuat jt i duhet drejtuar pyetja. Mos i vini më siklet ata që ligjërisht
    nuk veprojnë dot
    Xyz

    Përgjigju ↓