Kryesore

Zgjedhjet 2017/ Reagon Federica Mogherini dhe Johannes Hahn: U zhvilluan zgjedhje të rregullta dhe demokratike

21:45 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar Bashkimi Europian për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri.

Me anë të një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn, sqarohet se zgjedhjet ishin të rregullta.

Deklarata e plotë:

Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë më 25 qershor u zhvilluan në mënyrë të qetë e të rregullt. Qytetarët patën alternativa të gjera politike në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas konkluzioneve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR, kandidatët kishin mundësi të bënin lirshëm fushatë dhe liritë themelore të grumbullimit dhe shprehjes u respektuan. Korniza zgjedhore në përgjithësi siguroi një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Populli shqipetar votoj. Shume analiste (tani jame duke pare Tv abc, date 26 ora 21 30, me Bashkimin etj) thone: ”ska mundesi, te ikin kaq te rinje nga Shqiperia se e shikojne te pa mundur per te jetuar ne Shqiperi dhe perseri votohet PS-ja” (qe per te gjithe eshte e kjarte se rroga ne shqiperi nuk eshte si ne Gjermani, por keta ”analiste” e kane te pa kjarte). Edhe nuk kane akoma te kjarte se populli shqipetar nuk voton me te mirin (se te mire nuk ka), por voton ate qe eshte me pak i keqi, dhe populli shqipetare (deri sa PD ka ne udheheqje Berishen), populli gjithmon beson se Rama ashte shume me pake i keq se sa Partia qe drejtohet nga Berisha. Por keta ”analiste” hiqen te paditur, bejne sikur nuk i kuptojne shkaqet qe populli i thjeshte i kuptone shume mire.

    Përgjigju ↓