Kryesore

FOTO+VIDEO/ Komisionerët e PS-së bllokojnë numërimin, thirret për ndihmë policia. Ministri Demiraj mbërrin në Kavajë

11:44 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një situatë e tensionuar është krijuar në Kavajë, pasi numëruesit e PS-së nuk kanë pranuar të vijojë procesi për numërimin e 84 kutive të votave për kryetarin e bashkisë në KZAZ nr 42. Ndërkohë që ka mbërritur me urgjencë në Kavajë, Ministri i Punëve të brendshme, Dritan Demiraj. Ai po zhvillon një takim me shefin e e komisariatit të Kavajës, si dhe me përfaqësues të forcave politike.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja, në një prononcim për News 24 tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe policia. Forca të shumta janë pranë KZAZ-së.

“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.

Aktualisht komisionerët e PS-së janë KZAZ dhe pritet të rinisë numërimi i votave për bashkinë.

Ndërkohë që edhe dje ka pasur incidente gjatë procesit të numërimit në Kavajë, konkretisht në KZAZ nr.42, ku komisionerët, numërues dhe vëzhgues të PS janë konfliktuar me ata të LSI.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.