BOTA

Ivica Daçiç: Dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve

09:17 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh ministër i jashtëm, ka deklaruar sot se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë.

“Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqert, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd, raporton agjencia Beta.

Më tej, Daçiç ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjedhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.