SPORT

Skënderbeu del “blof” me Vujoviçin, Daja u kërkon drejtuesve një tjetër blerje

10:52 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Goditja e bujshme e Skënderbeut në sulm, Goran Vujoviç, duket se nuk po bind trajnerin e Skënderbeut, Ilir Daja. Edhe pse ka ditë të tëra, madje që në Slloveni, kur edhe malazezi u bashkua me Skënderbeun, nga ajo që ka dhënë në fushën e lojës, është konstatuar se Vujoviç është jashtë forme.

Kjo e ka shqetësuar pa diskutim trajnerin e bardhekuqve, i cili orët e fundit ka pasur një bisedë me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, të cilit mësohet se i ka kërkuar një tjetër “bomber”, pasi vetëm vija e parë e sulmit duket se në këtë moment starti të Ligës së Europës nuk është në nivele të mira, raporton PanoramaSport.

ZHGËNJIMI

Vujoviç erdhi me shumë bujë te Skënderbeu dhe pasi firmosi kontratën e re me Skënderbeun doli menjëherë në stërvitje qysh në momentin që skuadra ishte në Roganska të Sllovenisë duke kryer edhe fazën përgatitore verore.

Pritej që lojtari në fjalë të përshtatej sa më parë me grupin e lojtarëve, por dy ndeshjet miqësore që malazezi u aktivizua në Slloveni me bardhekuqtë jo vetëm që nuk shënoi asnjë gol, por më shumë se kaq tregoi se ishte jashtë forme.

Në fakt, Daja e tha hapur tri ditë pas mbërritjes së tij te bardhekuqtë që Vujoviç ka tri javë pa stërvitje dhe kjo pa diskutim që është dukur qartë edhe në fushë, ku futbollisti nuk arriti të zbatonte të gjitha detyrat e trajnerit Daja.

Por, tashmë duhen edhe dy ditë deri në startin e ndeshjes së parë dhe te Skënderbeu ende nuk po afrohet një tjetër sulmues, trajneri Daja është futur në alarm. Ai i ka kërkuar presidencës sa më shpejt të jetë e mundur sulmuesin që do të mbajë edhe peshën e ekipit në Europë dhe në ndeshjet e sezonit të ardhshëm.

Kjo kërkesë pritet të  plotësohet shumë shpejt nga drejtuesit, por edhe pse sulmuesi mund të vijë shpejt, nuk do të thotë që ai të aktivizohet që në ndeshjen e së enjtes, kjo pasi më 29 qershor thuajse çdo gjë është e mbyllur.

Ndërkohë, burime pranë klubit kanë bërë me dije se në skenë ka dalë sërish emri i boshnjakut Haris Hanxhiç, i cili ka mbyllur sezonin me skuadrën e Debrecenit. Ai mund të jetë një zgjidhje e shpejtë, megjithatë për momentin asgjë nuk mund të thuhet me siguri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.