Kryesore

A do japin dorëheqjen tani? Ja si përgjigjen 2 ministrat teknikë, Kërtusha e Karabina

08:21 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Darina TANUSHI

 

Ministrat teknikë të PD-së deklarojnë se do të vijojnë detyrën e tyre, sipas Kushtetutës. Pas deklaratave të bëra gjatë fushatës nga kryeministri Edi Rama, se do t’i largonte menjëherë më 26 qershor, të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ministrat teknikë deklarojnë se ata janë dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, që do të thotë se do të rrinë deri në mandatimin e qeverisë së re. Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina u shpreh për “GSH”: “Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq”. Po në të njëjtin mendim ishte edhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Xhulieta Kërtusha. “Ne do të zbatojmë Kushtetutën, nenin 106”, – tha ajo.

E pyetur se kjo do të thotë që do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë së re, Kërtusha pohoi: “Po, patjetër”. Në nenin 106 të Kushtetutës përcaktohet: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.

Emërimi i 6 ministrave teknikë në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ishte pjesë e marrëveshjes së dakordësuar më 18 maj, mes Ramës e Lulzim Bashës, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm. Pikërisht pas propozimeve që kryeministrit Rama i erdhën nga kreu i opozitës Lulzim Basha, emrat u dërguan dhe u dekretuan edhe nga presidenti Bujar Nishani më 22 maj.

Nishani dekretoi largimin nga detyra të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimin e tij me Ledina Mandijën, largimin e Fatmir Xhafajt te Ministria e Brendshme dhe zëvendësimin e tij me Dritan Demirajn, Arben Ahmetajn te Financat me Helga Vukajn, Petrit Vasilin e Ministrisë së Drejtësisë me Gazmend Bardhin, Lindita Nikollën e Ministrisë së Arsimit me Mirela Karabinon, Ogerta Manastirliun e Ministrisë së Shëndetësisë me Arben Beqirin si dhe Olta Xhaçkën e Ministrisë së Punës me Xhuljeta Kërtushën.

Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI. Pas situatës së krijuar, kryeministri në deklarata e bëra, gjatë fushatës tha se këta ministra do të largoheshin më datë 26 qershor. Por duket se ministrat teknikë nuk do të pranojnë të largohen nga detyra. Nuk dihet nëse vetë Rama do të ketë mundësi të kërkojë ndryshim ministrash, për sa kohë ai pret të rimarrë zyrtarisht detyrën, edhe pse në bazë të po këtij neni ai vijon të jetë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë pasardhëse. Nuk dihet nëse deklarata e kryeministrit Rama ishte për të inkurajuar punonjësit e administratës që u shkarkuan për shkak të fushatës dhe për t’u thënë se do të rikthehen në detyrë. Mbetet për t’u parë hapat e kreut të qeverisë në ditët në vijim.

GSH.al


Shfaq Komentet (10)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ata nuk e kuptojne se tani , filloi nje epoke e re e qeverise , dhe se partia demokratite deshtoi , dhe shqipetaret ndoqen zotin Edi Rama , ndoqen reformat , dhe punen e palodhur te kesaj qeverie .

    Përgjigju ↓
  2. Zoti Basha luftoi deri ne fund , dhe humbi , tani menyra me e mire eshte te mbaje tekniket e tij me shpresen se do marri dicka nga kjo qeveri . Timoni eshte i yni zoti basha , koha jote mbaroi . Largoju !!!

    Përgjigju ↓
  3. Pse nuk e pranoni dot , qe shqiperia zgjoti Partine Socialise , sepse zgjodhi ate qe ka punuar per popullin dhe jo qytetaret digjitale dhe ministrat e tij fasade .

    Përgjigju ↓
  4. Shqiptaret zgjodhen,ato vendosen per fatin e shqiperise duke zgjedhur kryeministrin.Marreveshja perfundoi dhe ministrat teknike skane me vend ne qeveri duhen shkarkuar.

    Përgjigju ↓
  5. Ministrat ishin provizore dhe si te tille duhen larguar sa me pare.Fati i tyre ishte vendosur qe me pare,me zgjedhjen e qeverise se re ato duhen shkarkuar.

    Përgjigju ↓
  6. Ministrat teknike tani duhet vete te japin doreheqje pasi nuk mund te jene me pjese e marreveshjes pasi kjo marreveshje ishte deri pa mbarimit te zgjedhjeve .

    Përgjigju ↓
  7. keta ministra as nuk duheshin ne qeveri fare as nuk duhen tani . E gjuthe preteksti qe beri te mundur qe keta te jene ministra ka rene me 25 qershor .

    Përgjigju ↓
  8. Problemi eshte se ne me te vertete nuk e dime se cila ishte marrveshja Rama Basha !!! Ka shume gjera te fshehta qe te bejne te mendosh se po luhet nje loje e piset ne sy te opinionit por ne te vertet esht ndryshe

    Përgjigju ↓