Kryesore

Pjesë e grupit “Basha ik”, Malltezi distancohet: Ja si qëndron e vërteta, nuk e di kush e bëri çorap

10:14 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jamarbër Malltezi  i cili është ndër njerëzit në PD që ka firmosur për dorëheqjen e Bashës. Ai ka reaguar në emisionit “Opinion”, ku u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës.
Malltezi në reagimin e tij ka dashur të distancohet nga disa pika të kërkesës së grupit të firmëtarëve “Basha ik”.

Në reagimin e tij ai thotë se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.

Reagimi i Malltezit

“Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përçarjen qe futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për ti hapur rrugë zgjedhjeve në parti”.

Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se nuk di kush e ka bërë çorap qëllimisht se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatëçore”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme pati dy lëvizje kundër Bashës në PD njëra pas tjetrës.  Vetë Basha në deklaratën që pati për mediat nuk dha dorëheqjen nga posti i kryetarit po ngriu të gjitha funksionet e tij në mënyre që ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja për drejtimin e PD-së.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po ku shkoni more pa marrë dorë tek plaku “Mere”? Ai ka sjellë vërdallë në lëmë bosh kuajt e politikës 26 vjeçare dhe jo.më dhëndurrët apo satelitë të tjerë. Ka ardhur momenti të tregoni se kush është vërtet demokrat duhet të distancohet nga këto kurthe që po tjerr plaku mereeee.
    pd-ja e saliut duhet të mbyllë kapitullin. Ju mendoni si t’ju thotë kaploqja .Çapajevi rus

    Përgjigju ↓