Kryesore

“Vaterloja elektorale”/ PS në Shijak 2 herë më shumë vota se PD, fitoi edhe njësinë 8 në Tiranë

20:44 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fitorja e Partisë Socialiste më 25 qershor ishte deri diku e pritshme. Shumëkush e kishte parashikuar edhe fitoren e +71 mandateve. Në rang kombëtar, Partia Demokratike në opozitë nuk arriti të marrë as 1/3 e numrin të përgjithshëm të votave dhe kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi.

Por, ajo që ngjan disi e habitshme është “fundosja” e Partisë Demokratike në disa zona ku ajo ka qenë përherë e fortë. GSH.al ka hedhur një vështrim tek rezultatet në disa zona të caktuara.

Konretisht, në Shijak Partia Socialiste ka marrë dyfishin e votave kundrejt PD-së. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 1990 vota,

PS-ja ka marrë 8643 vota, ndërsa PD-ja 4506 vota. (grafiku më poshtë)

Po kështu, ajo që të bën habi, është fakti se në mjaft zona në Veri  të vendit, aty ku e djathta ndihet e fortë, Basha ka humbur mjaft vota. Në qarkun Shkodër ajo ka fituar vetëm në qytet, ndërsa në zonat e tjera ka humbur. P.sh., në Pukë, raporti i votave është ky: PS 64% të votave dhe PD vetëm 20%.

(grafiku më poshtë)

Njësia 8 në Tiranë ka qenë gjithnjë bastion i PD-së. Për të qenë të sinqertë e djathta aty ka humbur edhe në 2013. Megjithatë rënia e saj është progresive dhe ky është një tjetër sinjal alarmi. (grafiku më poshtë)

Tepelenë, PS-ja ka 62% të votave ndërsa PD vetëm 18%. Niveli shumë i ulët i të djathtës në Jug ka bërë që diferenca e votave në rang kombëtar të jetë në raportin 1 me 2. (grafiku më poshtë)

Megjithatë, bastion i paepur i PD-së vazhdon të mbetet Tropoja.

Në këtë njësi administrative Basha ka fituar 6244 vota, ndërsa Rama 3363 vota. Tropoja tregoi se nuk e tradhton Bashën dhe me siguri, edhe Berishën. (grafiku më poshtë)

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …si mund te ndodhte ndryshe kur te djathtet nuk kishin asnje nga zona qe ti perfaqesonte ndersa partia socialiste ne listen e saj i katerti dhe i gjashti ishin nga Xhafzotaj (shijaku).

    Përgjigju ↓