OPINION

Kundër spektaklit të panevojshëm në PD

07:28 - 30.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ina K. ZHUPA

 

Gjithë anëtarët e PD duhet të kenë një qëllim të përbashkët, fitoren e kësaj force për të qeverisur vendin. Nisur nga kjo, kushdo ka të drejtën të bëjë analizën e tij se përse humbëm në këto zgjedhje parlamentare, por pa harruar premisën që duhet të ketë dashur fitoren e partisë së tij. Në të kundërt nëse do donin humbjen, do punonin për humbjen, nuk do mobilizoheshin për fitoren, nuk kanë nevojë të kërkojnë arsye më shumë për humbjen sesa tek vetja e tyre.

Futem tek ata njerëz që kam bërë opozitë aktive me zë dhe figurë, në çdo medium dhe mundësi përballë pushtetit të Rilindjes. Dhe mendoj se vetëm ky fakt dhe asnjë pozicion tjetër politik brenda partisë më mjafton për të thënë arsyet që gjykoj pse humbëm. Do kisha preferuar që ky debat të bëhej brenda strukturave të partisë, të mos ishim të detyruar të jepnim spektakël të panevojshëm, por meqë u hap loja kështu, le t’i përshtatemi.

Duke mos besuar që kam monopolin e të vërtetës dhe duke respektuar lirinë e gjithë atyre që janë kundër po ju shtroj këto pyetje:
Kush nga ju beson se paratë të pista të narko-shtetit që krijoi Rama dhe e pranoi gjithë bota nuk do të ndikonin në zgjedhje?
Kush nga ju beson se kriminelët dhe mbështetësit e tyre nuk u përfshin në zgjedhje?
Kush nga ju beson se Policia e Shtetit nuk ishte në presion, edhe të hapur biles të thirrjeve të kryeministrit që u detyrua të tërhiqej nga halli?
Kush nga ju beson se blerja e votës nuk ka funksionuar si një mekanizëm i garantimit të votës?
Kush nga ju beson se varfëria nuk është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve?

Nëse dikush i beson këto, atëherë ka gjithë të drejtën e botës të thotë që Basha është fajtori për humbjen tonë. Nëse nuk i beson këto, atëherë le të mos përdorin inatet dhe qejfmbetjet personale për të sulmuar një individ. Ndoshta reflektimi për humbësit dhe humbjen duhet të fillonte që në 2013-ën që të mos fshihej dot askush pas dorëheqjes së liderit historik, Sali Berisha. Në këtë mënyrë, humbësit nuk do të thërrisnin dot ‘më gjeni humbësit’.

Si anëtare e kryesisë mund të them që askush pa përjashtim, në mbledhjet e kryesisë nuk mohonte fuqinë e parasë së drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama. Po ashtu edhe grupi parlamentar ngrinte shqetësimin se me këtë pushtet që kishte Rama dhe Meta nuk do na ngelej gjë tjetër veçse të prisnim sa mandate do kishte dëshirë të na linte Rama.

E nëse kujtesa nuk ju ka lënë bashkudhëtarët e mi demokratë, atëherë më thoni:

A ishte Lulzim Basha ai që luftoi bashkë me demokratët për ligjin e dekriminalizimit? Pa të cilin sot do kishte dhjetëfish më shumë presion dhe kriminelë me pushtet në parlament.

A ishte Lulzim Basha ai që luftoi bashkë me demokratët për të kthyer gjithë vëmendjen ndërkombëtare se droga ishte masive në vend derisa u kthye në problem, e pranuar nga vetë qeveria e ndërkombëtarët? Pa të sot do kishim dhjetëfish më shumë mundësi që jo vetëm këto zgjedhje, por edhe për 15 vitet e ardhshme të ishin të kapura.

A ishte Lulzim Basha me aksionin e tij politik bashkë me demokratët, në ‘çadrën e lirisë’ që detyroi Ramën të hiqte gjysmën e qeverisë? Me një ministër si Sajmir Tahiri do e kishe policinë dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Ilir Beqja do i kishe mjekët dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Lindita Nikolla do i kishe mësuesit dhjetëfish më shumë në fushatë.

A ishte Lulzim Basha që bashkë me demokratët paraqitën një program, biles të vetmin program në këtë fushatë, të konsultuar me ekspertë gjermanë dhe amerikane dhe një plan konkret për zhvillimin e ekonomisë? Pa këtë, fitorja do ishte edhe më e largët.

Këto janë arritjet e tij dhe tonat, se jemi mësuar që sukseset i ndajmë bashkë. Ndërsa humbjen duam t’ia faturojmë vetëm atij. Por këto arritje nuk mund të zhduknin me shkop magjik të gjithë planin, paratë, kriminelët dhe drogën e Edi Ramës. A mund të bënim ne demokratët gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. A mund të bënte Basha gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. Të kërkosh përmirësime dhe reflektime në funksion të fitores është gjëja më normale. Të hedhësh rrufe, me qëllim vetëm për të zënë poshtë kryetarin e partisë që ringriti shpresën e demokratëve, që u dha një projekt shqiptarëve nuk është të kërkosh fitoren.

Ka gjëra më të këqija sesa humbja e zgjedhjeve, gjëja më e keqe është të humbësh besimin tek ajo që bën, tek projekti që ke dhe mos t’u thuash njerëzve të vërtetën. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjërën nga këto. Ka bërë një fushatë me një projekt që kemi besuar ne dhe e beson ai dhe u ka thënë qytetarëve të vërtetën.

* Zëdhënëse e PDSH, Anëtare e Kryesisë së PDSH, anëtare e Këshillit Kombëtar PDSH, koordinatore kombëtare. 

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pikerisht ky mendim,se humbja erdhi nga blerja votes eshte gabimi!E para eshte nje ofendim per popullin qe shitet e blihet!E dyta nuk nxirni dot arsyet e verteta e himbjes.

    Përgjigju ↓
  2. E kane pritur shume demokrate opinionin Tuaj. Perveç atyre argumentave qe jam plotesisht dakort, desha te shtoj edhe nje tjeter. Sa shqiptar kane emigruar nga vendi yne nga 2013? Shifrat zyrtar thone 135 mije, jane edhe me shume. Kush emigroi? Demokratet ishin te pashshprese. Mungojne votat e tyre. Ky zotria thote se ofendove popullin. Nuk besoj se je shprehur se u ble populli, por fukaralliku, i cili blihet per nje thes miell apo 2000 leke. Kete shou po e amplifikojne dashakqinjte e PD sepse duan ta shkaterrojne ate.

    Përgjigju ↓